Skip to content

Humbën jetën në aksident, çifti la pas 4 vajza të vogla

    Burrë dhe grua humbën jetën në një aksident  pasditen e kësaj të shtune, në Peshkopi.

    Gentjan Karazajmi 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Klodiana rreth 30 vjeçe.

    Aksidenti u shënua teksa një person me makinë, përplasi motorin me të cilën udhëtonin dy bashkëshortët.

    Për pasojë burrë e grua ndërruan jetë, si pasojë e dëmtimeve të rënda.

    Por edhe më e rëndë bëhet situata, pasi çifti Karazajmi lanë jetime katër vajza.

    Nga ana e policisë u bë ndalimi i drejtuesit të mjetit A.B., i cili përplasi motorin në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë