Dimri ende nuk ka ikur, Meteoalb: Ja çfarë pritet pas fundjavës

1300
0

Ndonëse ditët e fundit vendi është karakterizuar nga një mot i ngrohtë dhe pa reshje, sinoptikanët parashikojnë ndryshim të tij pas kësaj fundjave.

Sipas parashikimit të Meteoalb, pas fundjavës priten reshje shiu dhe dëborë ne zonat malore, ndërsa edhe Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.