Në çdo dasmë ka momente gazmore midis dhëndrit dhe nuses. Por shakaja e një nuseje në Azinë Qendrore ka përfunduar për keq.
“Daily Mail” ka publikuar një video, kur një çift i sapomartuar nuk e ka nisur me këmbë të mbarë martesën e tyre. E themi këtë gjë, pasi nusja identiteti, i të cilës nuk është bërë i ditur e ka gënjyer bashkëshortin e saj me një copë tortë.
Këtë gjë ajo e ka bërë për ta ngacmuar me shaka, mirëpo burri i saj nuk e ka marrë aspak me shaka këtë gjë. E themi këtë, pasi ai ka qëlluar me shuplakë gruan e tij në prani të gjithëve.
Videoja në të cilën shikohet ky moment është bërë virale. Kurse shumica e komentueseve janë shprehur se burri duhet të mësojë të respektojë të drejtat e njeriut, ndërsa gruaja duhet të anulojë martesën me të.