“Në media ka pros*titucion”, moderatori i njohur bën deklaratën e fortë (VIDEO)

931
0

Moderatori dhe gazetari i njohur Enkel Demi bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionti ‘Tempora’.

Pyetjes nëse “Mendon se ekziston se*izimi në media?”, gazetari iu përgjigj: “Ekziston se*ismi në media dhe është ambient i ndyrë. Shpesh paragjykohesh nga pamja jashtme ose nga mënyra sesi prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka pros-tituticion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur.

Shumë shpesh viktima janë vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë.”

Sonila Meço: Kush janë shkaktarët?

Enkel Demi: Janë ata që kanë gjëra në dorë, pushtetin në media dhe nuk janë pronarët e medias.

Sonila Meço: E mendoj edhe unë si ty.