48 orë negociata/ Rikthehet Arbana Osmani në Top Channel ndersa Ben Blushi..

2288
0

Lajmi se Arbana Osmani ka dhënë dorëheqjen, duke lënë kështu çdo detyrë të sajën si autore dhe drejtuese në programin “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, ka bërë sot xhiron e të gjitha mediave.

Sipas asaj që është mësuar në orët e para të ditës, Osmani ia ka komunikuar në fillim të javës këtë vendim drejtuesve të “TCH” dhe arsyet që çuan në dorëheqje nuk janë zbuluar.

Burime për Syri.net, bëjnë me dije se pas 48 orëve komunikim, Ben Blushi ka mundur ta rikthejë Arbanën në drejtimin e programit, që shënon rekorde audience dhe shitjeje, si një nga prodhimet që i sjell më shumë të ardhura “Top Channel”.

Të gjithë fansat e programit dhe të Arbanës janë alarmuar pas publikimit të këtij lajmi, megjithatë kjo mbrëmje do t’i qetësojë të gjithë, edhe ndjekësit fanatik edhe Blushin, të cilit me ikjen e Arbanës, do t’i ikte aseti më i çmuar i “Top Channel”, figura emblematike, që nga krijimi i televizionit.