Bashkimi Europian e ben zyrtare: Ja kur hiqet ndërrimi i orës

762
0

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës verore dhe dimrit. Komiteti i Parlamentit Evropian votoi sot me 23 vota pro dhe 11 kundër ndalimit të lëvizjes së orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë.

Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore atë verore apo dimërore do të miratojnë në të ardhmen. Ndërsa në BE ka ndryshime në lidhje me cilën nga këto dy orë duhet të bëhet standarde.

Disa shtete anëtare kanë krijuar një ndryshim në kohë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji. Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë.

Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërrimi i orëve është bërë i zakonshëm gjatë viteve ’70 , por është testuar edhe më herët, si nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria dhe Spanja ishin të parat në Europë që filluan të zbatonin orët e verës dhe orët e dimrit në vitin 1974.

Arsyetimi i atëhershëm ishte se nëse drita e diellit do të zgjaste më shumë në mbrëmje, atëherë dritat do të ndizeshin më pak. Por studimet e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, pasi në terma vjetorë, një familje kursen më pak se 2.6 euro nga fatura e energjisë. Përkundrazi, ndërrimi gjashtëmujor i orëve sjell më tepër efekte negative.

Gjatë kësaj kohe ka më tepër infarkte, më shumë aksidente rrugore, dëmtime në shëndetin e të rinjve dhe të moshuarve. Një tjetër mangësi është adaptimi i rutinës së përditshme me ndryshimin. Nga kjo gjë vuajnë sidomos fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që janë më aktivë gjatë mbrëmjes, të cilët janë më të lodhur gjatë javës pas ndryshimi