Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, vendosi të mos e lërë mandatin, duke dalë kundër shumicës së Grupit Parlamentar të PD-së.
Vendimi i saj, shkaktoi zhurmë brenda demokratëve, por edhe politikës.
Disa eksponentë të PD-së deklaruan se ajo do të ketë të njëjtin fat me Myslim Murrizin, pra përjashtimin nga kjo forcë politike.
Një ndër personat që ka komentuar vendimin e Hajdarit është edhe ish-kryetari i PD në Gjirokastër, Roland Bejko.
Ky i fundit ka thënë se nëse Basha largon Hajdarin nga PD, ai nuk do të jetë më anëtar i kësaj partie.
Bejko shkruan:
Nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura. Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90’