Shtyu dasmën për 12 vjet: një ditë para se të ndërronte jetë, ajo martohet me dashurinë e jetës së saj

749
0

Ajo u martua me dashurinë e jetës së saj dhe të nesërmen ndërroi jetë. Tracy sfidoi kancerin me gjithë forcën e saj për të parë dëshirën e saj të fundit. Ceremonia e tyre, e festuar në spital para të afërmve dhe miqve, ka vulosur dashurinë për një jetë të tërë të kaluar së bashku transmeton shqiptari.net

Colin dhe Tracy ishin takuar rastësisht, 24 vjet më parë; ai po punonte në një kompani qe spostonte mobilje, ajo ishte duke nderruar shtëpi dhe një lidhje e veçantë u lind mes të dyve. Ata u bënë miq, shokë, të dashuruar, prindër, deri në ditën kur Colin i bëri një premtim: nëse ajo donte, ajo së shpejti do të ishte bashkëshortja e tij.

Por Colin dhe Tracy vendosën të shtynin ditën e madhe për të rritur gjashtë fëmijët e tyre, sigurisht që herët a vonë ata do ta nderonin atë premtim. 12 vjet më vonë, mjekët diagnostikuan kancerin e mushkërive me Tracy; kemoterapia nuk sjelli rezultatet e dëshiruara dhe brenda gjashtë muajve tumori arriti në fazën përfundimtare. Tracy ishte në fund të forcës së saj, por ajo ende kishte një ëndërr për të përmbushur..

Video e ceremonisë në këtë spital në Victoria, Australi, ka prekur botën.