Ky është telefoni “Tulle” i gjeneratës së re, mban 1 javë bateri – FOTO

720
0
Jeni të bezdisur nga telefonat, bateritë e të cilëve nuk zgjasin më tepër se 1 ditë. Energizer’s Power Max P18K Pop sjell telefonin smart, i cili mban 1 javë bateri, por duhet të keni parsysh që vjen bashkë me nofkën “tullë”. Panairi vjetor në Barcelonë i telefonisë së lëvizshme ka zbuluar edhe zhvillimet më të fundit të teknologjisë, e cila do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë për përdoruesit. E në këtë panair shfaqen të gjitha, nga telefonat “e zgjuar” që palosen dhe kamerat ultra të sofistikuara tek telefonat që prioritet kanë jetëgjatësinë e baterisë. Pjesa më e madhe e telefonave kanë avancuar me shpejtësinë e internetit duke i bërë pajisjet e tyre të përshtatshme për 5G.