Skip to content

Nesër nxihet qielli, ja si parashikohet moti për nesër

    Paraditja dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura në Veri dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afatshkurtra shiu dhe dëbore.

    Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominonte në të gjithë territorin. Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

    Temperaturat e ajrit rriten serish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0 gradë C në mëngjes deri në 19 gradë C mesdita.