Sipas një sondazhi të kryer nga Times Out dhe Tapestry Research, qyteti më i lumtur në botë ndodhet është Melbourn i Australisë.
15.000 njerëz u intervistuan për këtë sondazh në 32 qytete të mbarë botës. Ata u pyetën për ushqimin, pijet, kulturën, takimet dashurore, udhëtimin, jetën në komunitet, etj.
Të dyja kompanitë nxorën përfundimin se qyteti më i lumtur në botë është Melburn, në Australi.
Plazhet, parqet publike, restorantet e larmishëm dhe moti e bëjnë një nga vendet më të përkryera për të jetuar, gjatë gjithë vitit.
Transporti publik po ashtu ofron shërbim të shkëlqyer Dhe pagesa e transportit publik është nga më të përballueshmet Kultura e kafeve, si në vendet mesdhetare, e bën gjithashtu një qytet të pëlqyer Kafenetë buzë rruge janë të shumta dhe banakierët mjeshtra ofrojnë cilësinë më të mirë .
Ndryshe nga qytete të tjera në Australi, Melburni i ka të katërta stinët të theksuara . Megjithatë, dimri është i butë dhe i këndshëm Në verë, moti bëhet shumë i këndshëm për plazh Vera nuk ka nxehtësinë e tmerrshme të shteteve të tjera të Australisë
Po ashtu, bota e restoranteve është shumë e pasur Ka gatime nga çdo vend të botës Mundësitë për art janë të pafundme Është një nga qytetet ku është më e lehtë të zësh miqësi të reja në mjedise publike, gjë që mundesohet nga Siguria, ekonomia e mire