Një mundesi e mire per shqiptaret qe jane ne kerkim te nje pune sezonale gjatë vitit 2019
Në shtetin italian është duke u hartuar një draft ligjor për pranimin e 30 850 emigrantëve nga vendet ekstra komunitare për punësim sezonal gjatë vitit 2019.
Mes këtyre vendeve renditet edhe Shqipëria. Ky draft ka marrë miratimin e qeverisë italiane, vetëm pasi ishte plotësuar kushti që kishte vendosur ministri Salvini.
Kushti i tij ishte që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.
Po ashtu mësohet se Salvini ka propozuar hartimin e një ” black list” të vendeve që nuk pranojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për kthimin në vendim e origjinës të emigranteve ilegalë, vende si Senegal, Mali, Uganda, Pakistan dhe Bangladeshi.
Kurse mediat italiane kanë shkruar se ndër 30 850 leje të rregullta qëndrimi që parashikohen të lejohen nga Ministria e Brendshme italiane, mbi 18 mijë janë parashikuar të jepen për emigrantë që do të punësohen gjatë sezonit të verës në fermat bujqësore.