Thirrja e kësaj nëne për djalin e saj 14 vjeçar do t’ju prekë në shpirt: Erkani nuk mund të ecë, ju lutem na ndihmoni!

743
0

Ky është Erkan Teodori djaloshi 14 vjeçar nga qyteti i Laçit, i cili ka provuar plot tre operacione në trupin e tij.

Nëna e tij Kimetja, shkruan një letër si apel për ndihmë për këdo që mundet ta ndihmojë pasi vogëlushi ka nevojë edhe për dy operacione të tjera.

‘Ky është Erkan Teodori, im bir 14 vjeçar, nga qyteti i Laçit, i cili ka provuar plot tre operacione në trupin e tij. Ai është diagnostikuar me ‘Spina Bifida’ e cila është një deformim i lindur në shtyllën kurrizore dhe në palcën kurrizore. Bëhet fjalë për një defekt të tubit nervor që shfaqet gjatë periudhës intrauterine. Ky lloj deformimi shfaqet gjatë muajve të pare të shtatzënisë (17-30 ditë) ku pjesa e pasme e shtyllës kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Sinonimi më i zakonshëm i spina bifida copëtimi i palcës kurrizore ose palcë e hapur. Rreziku i këtij defekti është se nëpërmjet këtij copëtimi të kanalit të shtyllës kurrizore mund të dalë palca kurrizore. Kjo hapje mund të jetë e vogël dhe të vërehet gjatë regjistrimit në rengen (radiografi) të shtyllës kurrizore për shkaqe të tjera. Në rast se hapja është e madhe, vjen deri në intensifikimin e simptomave neurologjike duke shkaktuar edhe paralizë. Zakonisht shfaqet në pjesën e poshtme lumbale të shtyllës kurrizore’, sqaron nëna e vogëlushit.

Erkanit i duhen edhe dy operacione të tjera që gjendja e tij të ndryshojë. Janë dy operacione delikate që nuk kryhen në vendin tonë, ndaj prindërit e tij kërkojnë të shesin banesën e tyre, të grumbullojnë të ardhurat për të sjellë përmirësimin shëndetësor tek 14 vjeçari. Erkani është një djalë me karakter të fortë, por kjo sëmundje e rrallë, po na vështirëson dhe ne familjarëve gjendjen.

‘Mundohem t’i vij në ndihmë tim biri, i cili sa vjen dhe gjendja i vështirësohet.

Erkani nuk mund të lëvizë më pa ndihmën e një njeriu. Janë dy operacione që pret t’i nënshtrohet 14 vjeçari, por që nuk realizohen në klinikat shqiptare. Tre operacionet që ka kryer i dolën pa sukses në disa spitale në vendin tonë, ndonëse mjekët premtuan përmirësimin e tij. Ndërsa e vetmja shpresë është ajo në klinikat jashtë vendit, ku kërkohen goxha të ardhura, ndonëse kemi nxjerrë shtëpinë në shitje, përsëri nuk arrihet shifra për të kryer operacionin e Erkanit.

Unë apeloj tek Ministria e Shëndetësisë për t’i ardhur në ndihmë Erkanit në kryerjen e operacionit, pasi një vlerë e tillë është e pamundur të realizohet. E tillë është situata e familjes tonë nga Laçi, për të cilën kërkojmë nga institucionet dhe veçanërisht, nga kryeministri të na ofrojnë ndihmë për këtë operacion delikat në trupin e Erkanit”, thotë në letrën e saj e ëma.

Për këdo që mundet ta ndihmojë sadopak vogëlushin Erkan, newsbomb.al vë në dispozicion këtë numër kontakti që është numri i kryefamiljarit, Laimit.

0688289869