“Nuk ua kemi borxh batutat e tua”, kush është fshatari që ia përplasi në fytyrë Ramës

1920
0
Albanian Prime Minister Edi Rama reacts during an interview with The Associated Press in Belgrade, Serbia, Monday, Nov. 10, 2014. Rama arrived on a two-day official visit to Serbia the first by an Albanian leader in 68 years. The prime ministers of Serbia and Albania pledged Monday to put their differences aside and focus on their mutual desire to join the European Union — but the detente between the Balkan rivals didn't even last until the end of their joint press conference. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Një banorë i Kurbinit, i cili i thotë vetës se është një fshatar, i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama ku ia plas sheshit atë që mendojnë e diskutojnë nëpër tavolina shumë shqiptarë. Letra botohet në Syri.net, i Islam Islamaj (Martinaj) i cili i bën një propozim konkret Ramës.

LETËR E HAPUR

Nga nje shtetas shqipëtar fshatar nga Bashkia Kurbin:   Drejtuar: Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama Objekti: PROPOZIM PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS QË ESHTË VETEM NË DORËN TUAJ DHE TË ASKUJT TJETËR- me qëllim që të shmangen tragjedite ne vendin tonë të dashur:

  1. Kryeminister!

Nese jeni i paster, nese nuk keni para ne parajsat fiskale, ku ka “thashetheme” se ju keni depozitauar vleren si i etiketuar “Mister 20% “, ku flitet se per çdo leje ndertimi ne Tirane e per cdo tender gjate kohes qe keni qene Kryetar Bashkie, nese ju nuk jeni pjese e vjedhjes nepermjet ministrave tuaj Tahiri, Gjiknuri, Beqaj, Ahmetaj, Spiropali e Drejtoreve te pergjithshem O.Sh.E.E. e A.RR.Sh, nese nuk perfitoni nga tenderat korruptive me P.P.P e forma te tjera, nese nuk jeni aksioner i kompanise “Soros”, ku nepermejet kesaj kompanie mendohet se do te beni fshehjen e pasurise tuaj, nese vertete e doni Shqiperine e Shqiptaret me shume se sa “Sektin e Rilindjes”, jepni zgjidhje krizes pa arritur te pasojat tragjike se askush nuk ua ka borxh batutat tuaja: Une si fshatar mendova t’ju shkruaj kete propozim:

Nese jeni i ndershem e i paster siç hiqeni, jepni doreheqjen si kryeminister e mos provokoni me tej popullin shqipetar duke u vene si kusht kundershtareve tuaj politik:

♦-Propozoju qe 30 politikanet kundershtare tuaj qe mendoni ju se jane me mekataret e 30 viteve e shkaktare te gjendjes ku eshte Shqiperia te kalojne ne pasivitet te plote poÌitik per nje periudhe 90 ditore.

♦-Prano nga ana tjeter nje liste nga Z. Lulzim Basha e Znj. Monika Kryemadhi me 30 politikanet qe ata i mendojne si me mekatare e shkaktare te gjendjes se rende ekonomike e sociale te Shqiperise sot, qe edhe keta te kalojne ne pasivitet per 90 dite perfshi ju si kryeminister e kryetar i sektit te “Rilindjes” dhe Z. Lulzim Basha e Znj. Monika Kryemadhi si kryetar partish.

Te perjashtohet Presidenti nga Vetingu z. Ilir META (per shkak se do te dekretoje daten e zgjedhjeve te reja)

♦- Prano si fillim te krijohet nje komision nderkombetar per te bere brenda 90 diteve vetingun e pasurive te ketyre 60 “mekatareve”, dhe vetem ata qe ti certifikoje komisioni si te paster pa lidhje e bashkepunim poltike me boten e krimit, si dhe te justifikojne pasurite e tyre, dmth te mos i kene te vjedhura te vijojne politiken: Te tjeret te burgosen dhe tu konfiskohet pasuria:

♦- Prano ndryshimin e sistemit zgjedhor duke hequr listat e mbyllura.

♦-Prano qe te behen zgjedhjet lokale e te pergjithshme brenda nje dite ne Shtator-Tetor, 2019.

♦-Prono e ngrihu ne lartesine e duhur nese e ndjen veten te paster ne te kundert te sugjeroj dhe te propozoj si fshatar, te ndiqni rrugen qe ju ka thene Z. Nikoll Lesi.

Mos e provokoni me tej popullin se i ka shkuar thika ne kocke dhe mos e nençmoni e mos provokoni popullin te cilit mendoj se ju i perkisni, leri metadat putiniane se nuk eshte mire……

Ju bej me dije se ne raport me orientimin e Shqiperise nga ana juaj drejt Turqise, Rusise e Serbise eshte ne kundershtim 100% me ineteresat e shqipetareve. Hiqni dore nga varferimi i metejshem i shumices se shqiptareve, me qellim nenshtrimi. Hiqni dore o “shpresa e ballkanit” qe t’ju kemi si thesar per te ardhmen. Me Respekt leter-shkruesi, fshatari nga Kurbini  ISLAM ISMAJLI (MARTINAJ)