Opozita po proteston sot përpara Parlamentit pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi seancë plenare në orën 17:00.
Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit.
Protesta nisi me tensione, pasi një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë.
Për këtë arsye duket se deputetët e PS po futen nga një hyrje tjetër. Të shoqëruar nga garda ata po drejtohen nga Kalaja e Tiranës, për të shmangur incidente të mundshme./