Djegia e mandateve nga opozita, Rama jep urdhrin drastik ndaj deputetëve të tij

645
0

Mesa duket ikja e deputetëve të opozitës nga Parlamenti pas djegies së mandateve ka sjellë një modifikim serioz në strategjinë e komunikimit te maxhorancës.

Burimet brenda maxhorancës i thanë “ BalkanWeb” se kryeministri Edi Rama u ka përcjellë të gjithë ministrave dhe deputetëve porosinë për të mos dalë më në asnjë studio televizive me të ikurit.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet të ketë thënë Rama.

“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”, ka shpjeguar kryesocialisti.