Pas djegies së mandateve, Basha niset në Vjenë me Shkëlzen Berishën

520
0

Vetëm pak orë pas djegies së mandateve të deputetëve, kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Vjenës.

Ai është fotografuar mëngjesin e sotëm, bashkë me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Kreu i PD, i shoqëruar nga djali i liderit historik të së djathtëve, është fotografuar në aeroportin e Rinasit, duke u nisur për në Vjenë me të njëjtin avion.

Në këtë vizitë Basha do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë atje, lidhur me situatën politike në vend. Ndërkohë nuk dihet arsyeja e udhëtimit të Shkëlzen Berishës.

Gjatë vizitës Basha pritet të takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm, teksa para tij në Vjenë ka shkuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu