Garda ia hoqi rojet fizike, dy gardistët marrin vendimin ekstrem

1485
0

Garda e Republikës i hoqi sëfundmi gardistët Sali Berishës, por këta të fundit kanë marrë një vendim ekstrem për të qendruar pranë liderit historik të demokratëve.

Mësohet sëfundmi se pas vendimit të Gardës së Republikës për t’i hequr rojet fizike Berishës, dy garditët e tij që kishin këtë detyrë nën urdhrat e Gardës kanë dhënë dorëheqjen nga kjo e fundit dhe vijojnë mbrotjen e Berishës si persona fizik.

Berisha mbrohej nga Garda e Republikës pasi me ligj është detyrim që Kryeministri të mbrohet deri tre vite pasi largohet nga pushteti.

Sipas Gardës së Republikës ky afat ka përkuar gjatë javës së fundit për Berishën prandaj edhe ia hoqën tani gardistët. /albeu.com/