Detaje të reja mësohen nga lidhja më e përfolur në mediat shqiptare ditët e fundit, ajo mes Arbana Osmanit dhe regjisorit të programit të saj, Eduart Grishaj. Lidhja mes tyre ka qënë e gjatë, por deri vonë profesionale. Grishaj e ka nisur duke qënë kameraman i emisioneve të drejtuara nga moderatorja e njohur. Më pas është bërë regjisor, në cdo projekt të saj. Dhe aktualisht, ata janë në një lidhje dashurie. Ka ndodhur ajo cka ngjet në shumë ambjente mediatike, në shumë televizione. Kontakti i një drejtuese emisioni me kameramanin është më shumë se një shkëmbim shikimesh.
Ai që gjendet pas kameras, të ndjek me lupë. Fillon krijohet një lidhje. Nëse kjo ndodh për shumë vite, ajo bëhet më e fortë. Më tej, Grishaj është promovuar është bërë regjisor. Akoma më shumë afrimitet me drejtuesen. Dhe mesa duket, është dashur ndarja e Arbanës me bashkëshortin, me të cilin ka dhe një fëmijë, që raporti profesional që u shndërrua në dicka më shumë, të bëhej publik. Ata të dy, ngjajnë se janë në një tërheqje, që sipas fotove, duket se i ka bërë të dy të lumtur.