Ky fakt konfirmohet nga banorë të zonës të cilët publikuan imazhe të mjeteve të blinduara, duke u përhapur me shpejtësi në mediat vendase.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka dërguar mjete të blinduara drejt qytetit të Santa Elena de Uairén, në kufi me Brazilin, për të ndaluar hyrjen e ndihmave ndërkombëtare humanitare nga Pacaraima, qyteti brazilian nga ana tjetër i kufirit.
Ndërkohë Venezuela ka vendosur që të rishikojë marrëdhëniet diplomatike me ishujt karaibike të Aruba, Bonaire e Curacao.
Kjo deklaratë u bë nga Delcy Rodriguez, zëvendësi i Presidentit në detyrë Nicolas Maduro.
Kjo masë vjen për shkak se këto ishuj janë shprehur të gatshme për mbledhjen e ndihmave humanitare për Venezuelën, ndihma që sipas Rodriguez, përfaqësojnë tutelën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake në Karakas.