Po shkon 100 vjeçe, nusja e djalit uron Nexhmije Hoxhën për ditëlindje

1169
0

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish diktatorit Enver Hoxha, është një nga figurat më polemike në jetën publike të vendit, e cila vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik si dhe të ngjallë debate sa herë që flitet për krimet e komunizmit.

Por përvec këtyre, pavarësisht se shpesh nëpër media aludohet lidhur me shëndetin e saj, vejusha e diktatorit vijon të gëzojë shëndet të plotë.

Nusja e djalit të saj, Teuta Hoxha është ajo e cila e ka rikthyer në vëmendje Nexhmie Hoxhën e cila përmes një statusi në facebook uron vjehrrën e saj me rastin e ditëlindjes.

“Sot për familjen tonë është një ditë e veçantë, 98-vjetori i datëlindjes së Nexhmije Hoxhës”, shkruan Teuta përkarah një fotografie të hershme të Nexhmijes me bashkëshortin e saj Enver Hoxhën.