Protesta e nesërme e opozitës, Parlamenti merr vendimin e papritur

534
0

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ka anuluar seancën e nesërme të Parlamentit. Vendimi në fjalë vjen pasi opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë pranë ndërtesës ku zhvillohen seancat plenare.

Opozita ka paralajmëruar djegien e mandateve të deputetëve, ndërkohë që ka thirrur mbështetësit në një protestë masive me përmasat e asaj të ditës së shtunë para Kryeministrisë.

Sikundër u bë me dije më herët, opozita ka planifikuar të protestojë paralelisht me punimet e seancës së Kuvendit dhe jo pa qëllim, ora e nisjes së protestës është 10:00, kur çel punimet Parlamenti.