Po këndonte live, 13-vjeçarja shqiptare bën shqiponjën para publikut gjigant në Paris

672
0

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Erza Muqolli, e cila ka arritur suksese të mëdha jashtë kufijve, ka performuar së fundmi në skenën e AccorHotels Arena me këngën “Listen” të Beyonces.

13-vjeçarja qëndronte para një publiku gjigant, të cilët po ndiqnin performancën e saj. Në përfundim të këngës, Erza ka ngritur të dyja duart lart dhe ka bërë simbolin e shqiponjës, duke i treguar të gjithëve prej nga vjen.

Performanca e saj është duartrokitur fort nga të pranishmit në sallë, ndërsa video emocionuese ku Erza bën shqiponjën me dy duar po bën xhiron e rrjetit.