Ajo ka jetuar përkrah tij gjithë jetën dhe më shumë përjetime e halle i ka ndër me të sesa me ata që i bënë kokën. Por çudia vjen pas kaq vitesh, kur burri, të bëhet baba. Kjo ngjarje e paprecedente ka ndodhur në Fier, për zonjën Banushaj e cila nuk kishte në dokumente babain e saj Selimin, por Hetemin, burrin.
Ngjarja vjen e publikuar në Ora Neës, në emisionin BOOM, ku Zyrako Banushaj, banuese në Vlorë shkoi për të dorëzuar dokumentet e pensionit por mbeti pa fjalë kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Vlorë e njoftoi se dosja është kthyer për rishqyrtim nga Tirana pasi atësia e saj është shënuar gabim. Në vitet e punës të cilat zonja Banushaj i kishte në Fier në dokumenta rezulton se bashkëshortin ia kishin berë baba, pra në atësi nuk figuronte emri i babait Selim por emri i bashkëshortit Hetem. Por zonjës nuk i njihen as 6 vite të tjera pasi figuron e regjistruar me emrin Noçe në kooperative, një emër përkedhelia nga prindërit.