Aktori Florjan Binaj gjithnjë është treguar i kujdesshëm që jetën e tij private ta mbajë larg vëmendjes mediatike, ndonëse fotot e rralla me fëmijët apo bashkëshorten, postuar në rrjetet personale sociale, përbëjnë gjithmonë interes ! Florjani ka një dekadë martesë me të dashurën e zemrës e është baba i dy vogëlushëve, Krena dhe Glauk ! I ftuar në emisionin e Rudinës, 34-vjeçari së bashku me Sadinën, ish-Miss Universe Albania 2007 kanë treguar historinë e dashurisë, propozimin 15 vite më parë e detaje të tjera nga njohja në lice e martesës në gjendjen civile.
Ata u njohën në Lice, ku Flori i cili ishte në vitine fundit e Sadina në të parin për pikturë e të dy pohojnë se ishite dashuri me shikim të parë ! ra në dashuri me shikim të parë me Sadinën e cila ishte në vitin e parë, dhe mendonte se ishte e huaj:
“Doja një gjë ndryshe nga lidhjet që kisha pasur dhe kur pashë Sadinën, thashë kjo është. E kisha parë në korridore dhe dallonte. Mendova se ishte e huaj me tiparet nordike dhe pastaj doli që ishte shqiptare dhe madje e kisha në një lagje”.
Përpos Florit, edhe Sadina foli për herë të parë kur pa Florin në lice dhe menjëherë e imagjinoi si një mashkull që do të dëshironte ta kishte në krah:
“Mbaj mend një moment që kam qenë në pjesën e përparme të liceut dhe shikoj Florin që kalon me një telajo të madhe dhe në moment unë ngel dhe shoqet me thanë: çfarë ke? U thashë ‘asgjë’ por vura re tiparet e një mashkulli që unë e imagjinoja në krah”
Por momenti i propozimit duket të jetë pak më i veçantë nga se mund të mendoni, pasi Flori nuk ka qenë vetëm me të dashurën e tij asokohe.
“Kemi qenë në kinema dhe Sadina kishte marrë masa mbrojtëse, kishte marrë një shoqe me vete, ishim në kinema dhe mirë që s’na e uli shoqen në mes. Ishim duke parë filmin dhe po prisja momentin për të marrë vëmendjen dhe i bëra pyetjen. Në moment filloi muzika e lartë e filmit që tërhoqi vëmendjen e Sadinës. Unë isha duke pritur nisa numërimin 1, 2 3 dhe ajo tha ‘po”.
Ata u lidhën në 7 prill 2004 dhe çdo datë 7 të muajit i thonë njëri-tjetrit gëzuar. Flori dhe Sadina u fejuan në 2009-n dhe martesën e bënë në gjendje civile me vajzën në krahë, ndërkohë që njerëzit e tjerë merrnin certifikatat.