Skip to content

Qytetarja i bën kërkesën e çuditshme: E duam Zahon dhëndër në Pukë. Rama i jep përgjigjen epike

    Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” në qytetin e Pukës, Kryeministri Rama mori një kërkesë të “çuditshme” nga një banore e zonës.

    “Duke qenë se Kryeministri i ka respektuar shumë”, tha qytetarja gjatë fjalës së saj, ajo do të donte që djalin e Kryeministrit, Zahon ta bënin dhëndër në qytetin e Pukës.

    “Një kërkesë kam unë. Zahon e vogël do e bëjmë dhëndër në Pukë”, tha qytetarja.

    Por kërkesa e qytetares mori përgjigjen e Kryeministrit Rama.

    Ai tha se nuk është politikan si të tjetër që bëjnë premtime, ndaj këtë gjë nuk e premtonte dot.

    “Po të isha politikan si të tjetër do thoja patjetër. Por këtë nuk e premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot”, tha Rama.