Skip to content

Pulë me qull sipas Shef Renatos. Receta që do t’ju bëjë të lëpini gishtat

    Receta e gatimit të mishit të pulës me qull është një recetë e veçantë shqiptare tepër e shijshme, e shpejtë dhe që mund të përgatitet në çdo kohë. Përgatitja e kësaj recete gatimi kërkon përbërës shumë të thjeshtë dhe krijon një vakt të bollshëm. Provoni ta gatuani sipas hapave dhe shijoni aromën dhe kombinimin e mishit me qull dhe erëza.

    Përbërësit: 

    • 500 gr mish pule
    • 50 gr gjalp
    • 3 lugë gjelle miell
    • 5 thelpinj hudhër
    • 2 lugë çaji limon
    • Kripë
    • Piper
    • Pak majdanoz

    Përgatitja: 

    • Lajmë dhe pastrojmë mishin e pulës. Në një tenxhere vendosim pak gjalpë dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë.
    • Shtojmë ujë në tenxhere, aq sa mishi i pulës të mbulohet.
    • Përziejmë me kujdes miellin me lëngun e mishit dhe gjalpin, deri sa masa të mos mbetet e kokrrizuar, por të marrë formën e një salce të plotë.
    • Pasi qulli të jetë formuar në masë të njëtrajtshme, e vendosim në tenxheren e parë ku po ziejmë mishin.
    • Shtojmë kripë, piper dhe hudhra dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë.
    • Kur shohim që mishi është zbutur dhe është gatuar, e heqim nga zjarri. Shtojmë pak limon dhe shumë pak majdanoz të grirë imët.

    /renatomekolli/