Skip to content

Mori një sanduiç pa paguar, deputeti jep dorëheqjen

    Një anëtar i parlamentit ka dhënë dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç nga një dyqan në Lubjanë.

    Deputeti slloven Darij Krajcic  tha për mediat se u injorua nga stafi ndaj vendosi të vendosi të testonte sigurinë e supermarketit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.

    Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë të kthehej për ta paguar.

    Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për “eksperimentin e tij social”.

    Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.

    Tre punonjës të supermarketit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.

    “Askush nuk erdhi pas meje, askush se vuri re,”-tha ai, duke shtuar se stafi ishte shumë neglizhentë.

    Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur “të papranueshme”.

    “Ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen,”-tha Goluboviç për shtypin.

    Krajcic u zgjodh në parlament në shtatorin e kaluar, kur partia LMS e qendrës së majtë e kryeministrit Marjan Sarec u bë partneri më i lartë në koalicionin qeverisës.