Gruaja dhe vajza në Amerikë, Eno në Shqipëri?! Moderatori sqaron situatën familjare dhe planet e së ardhmes

1456
0

Në muajin maj të vitit të kaluar Eno Popi u  bë baba për herë të parë dhe e dashura e tij e zemrës solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Liv. Atena vendosi që vogëlushen ta lindte në Amerikë, e nisur nga postimet e fundit të mamasë së re, të gjithë po hamendësojnë se Eno do të shpërngulet tej oqeanit për të filluar një jetë të re.

Megjithatë moderatori nuk ka lejuar që lajmet e rreme të marin dhenë dhe ka reaguar herë të parë, duke mohuar thashethemet.“Asgjë nuk është e vërtetë. Familja ime është këtu me mua. I kam të gjithë të afërmit këtu: Atena, vajza, babai, vëllai. Të gjithë”, tha Popi për “RevistaWho”.