Ndonëse opozita kishte planifikuar që protesta e djeshme të zgjaste, pas gati 5 orësh u mor vendim për mbylljen e saj. Vendimi është marrë nga Lulzim Basha pas konsultimit me drejtuesit e opozitës në takimin e zhvilluar para sheshit te godina e Kryeministrisë.
Konsultimi i Bashës erdhi me Berishën, Kryemadhin, Mediun dhe një grup deputetësh të PD. Vendimi për ndërprerjen erdhi për arsyen se Edi Rama nuk ishte prezent në Kryeministri.
Për këtë arsye, Basha kërkoi që të mbahet një tjetër protestë ditën e enjte. Pas protestës, kreu i PD zhvilloi takim me kryetarët e degëve të PD për organizimin më 21 shkurt.