Arbana Osmani vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes prej 16 vite me ish-bashkëshortin me të cilin ka dhe një djalë. Kohët e fundit, thuhet se drejtuesja e programit “Dua të bëj të lumtur” në Top Channel është lidhur me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishaj.
Miqtë e tyre të përbashkët konfirmojnë historinë e re të dashurisë, që lind për Arbanë pas ndarjes nga Ardit Kero, financier. Përveç miqve, lidhja e tyre dëshmohet dhe nga komentet në Intagram.
Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.
Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër. Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”.
Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport.