“Jetojeni jetën edhe për të!”, ëndrra e të riut emigrant që u ndërpre nga sëmundja..

843
0

Historia e një të riu që dëshironte të ndryshonte jëtën e tij dhe të familjes ishte këtë mbrëmje pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Lorenci, djali nga Skrapari ëndërronte që të largohej nga Shqipëria dhe të emigronte për në Angli. Pas shumë përpjekjesh ai kishte arritur që të nisej në mënyrë jo legale dhe të shkonte tek xhaxhai i tij në Londër.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur nusja e xhaxhait, Liljana e ciia rrëfeu vështirësitë që Lorenci kishte kaluar në emigracion. Ajo tregoi se ëndrra e Lorencit ishte ndërprerë pasi ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta shpëtuar atë, Lorenci kishte ndërruar jetë.

Rasti i Lorencit kishte tërhequr vëmendjen e mediave britanike pasi policia e kishte burrgosur atë sepse nuk ishte i pajisur me leje qëndrimi. Në këtë mënyrë policia nuk e kishte lejuar që të merrtë trajtimin e duhur.

Liljana kishte ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” prindërit e Lorencit, Pranverën dhe Neshatin. Ajo kishte një mesazh për ta nga Lorenci: “Jetojeni jetën aty ku e la Lorenci. Ju e dini se sa e donte ai jetën, prandaj vazhdojeni pë të!”.