Nëse e shihni personin në foto, lajmeroni menjëherë policinë

1325
0

Ky person në këtë foto është Edlir Bardhoshi, i cili ka humbur tre ditë më parë. Sipas familjarëve Edliri ka kaluar në një gjendje depresione 5 vite më parë. Ai është shtruar në spitalin e Shkodrës dhe diagnistikohet me skizofreni. Rreth dy javë qëndroi në spital nën kurimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërsa pas daljes nga spitali ai vazhdonte të kurohej rregullisht me medikamente.

Familjarët thonë se 32-vjeçarit ishte një person i qetë dhe jo agresiv, madje ishte ndihmë edhe për familjarët e tjerë. Familja tregëtontë lodra në tregun e qytetit të Laçit ndërsa Edliri ndihmonte prindërit. Ditën e Djelë nga zhdukja e tij më 10 shkurt ishte ora 11 e paradites, kur Edliri pasi ka dalë nga banesë nuk ka patur me vete asnjë mjet identiteti.

Ai u ka thënë familjarëve se do të dilte por pa treguar destinacion. Atë ditë ka patur të veshur bluzë sportive me kapuç, ngjyrë blu të errët, xhinse blu dhe atlete të zeza. Edliri është një djalë shtatlartë, i cili binte në sy menjëherë, flokët bjond dhe sytë kafe.

Ai nuk ka asnjë shenjë tjetër dalluese. Familjarët luten për këdo që ka informacion të telefonojnë për gjetjen e 32 vjeçarit… Familjarët kanë bërë ndërkohë edhe denoncimin në polici për rastin e 32-vjeçarit. /Shqiptarja