Gruaja i ankohet Bashës: Në datën 16 o shkoni ta rrëzoni ose mos shkoni hiç

543
0

Kreu i PD, Lulzim Basha në Burrel është përballur me qytetarë, të cilët janë të pakënaqur nga qeveria. Një grua, i tha kryedemokratit që në 16 ose ta rrëzojnë Ramën, ose mos dalin në protesta.

Gruaja: Një sahat e më parë ta shporim këtë. Na ka ardhur në majë të hundës. Shkon në Gjermani për të bërë piktura. Mua nuk më hyjnë në punë pikturat e atij, unë dua bukë për të ngrënë. Çmimi i naftës, dritat, uji, tatimet, budalliqet në na është marrë fryma. Në datën 16 o shkoni ta rrëzoni ose mos shkoni hiç. Në tokë, atë legen, atë drrogaxhi, atë barbon.

Basha: Në datën 16 do bëjmë atë që bën çdo popull…

Gruaja: Ik se ai është barbon or ti. Na i ka prur në maj të hundës or zotëri

Basha: Çdo popull në Evropë i përzen hajdutët nga qeveria

Gruaja: Ai është kriminel or ti, unë nuk e di si e bajnë. Sa veta ka në Surrel që mbron shtëpinë e tij dhe gruan e tij, a i paguan me para ata njerëz.

Basha: Ke të drejtë

Gruaja: Ato janë lekët tona. Na ka ardhur në majë të hundës.