Shpërthen Rudina Xhunga «Popull dele! Kosova e mori ne mbrojtje vajzën ndërsa ne…»

2037
0

Rasti i rëndë në Prishtinë, ka revoltuar opinionin publik të shqiptarëve të Kosovës. Ditën e djeshme, përfaqësues të shoqërisë civile, lëvizjeve feministe dhe OJQ-ve të ndryshme kanë mbajtur një protestë. Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe shume personazhe publikë, mes tyre edhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Ajo ka ndarë në në Instagramin e saj një status ku duket mjaft e revoltuar, duke sjellë në vëmendje ngjarjen ne Kavajë .

Gazetarja ka bërë një paralelizën se si është pritur dhe dënuar ngjarja në Kosovë dhe çfarë ka ndodhur në vendin tonë, duke shtuar se ne jemi frikshmërisht larg Evropës.

“Shikoni si reagon Prishtina. Te gjithë me parrulla në duar, kanë dalë në rrugë .. Prishtina e mori ne mbrojtje vajzën, as e gjykoi, as donte ta përzinte nga vendi, sic donin gratë e Kavajës, të përzenë vajzën e vogel. Në Kosove, nuk plasi debati Thaci- Haradinaj, kush e fshehu ngjarjen, as iu sul kush medias, pse merreni me dramën e vajzes. Ne jemi frikshmërisht larg Europës që kërkuam. E meqe s’po dimë te afrohemi, le të themi: E duam Shqipërinë si Kosova!”- përfundon ajo.