Moti pëson ndryshimin drastik! Shijoni fundjavën, javën tjetër bëhet nami

1592
0

Edhe kjo fundjavë do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Por javën e ardhshme do te rinisin reshjet e më pas edhe temperaturat do të pësojnë rënie të konsiderueshme. 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt, në të gjithë vendin do të rikthehet dimri i vërtetë.

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore me origjinë Kontientale të cilat do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Shtunë 09 Shkurt 2019

E Shtunë dt 09 Shkurt 2019 moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat pa ndryshime .