Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj është edhe zyrtarisht fituesi i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Anaheim, SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Qerimaj ka qenë shumë entiziast për këtë.
“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes së bronzit në Kampionatin
Botëror që u zhvillua në Anaheim, USA. Sukses i madh i imi personal,
trajerit tim Ze f Kovaçi dhe sportit shqiptar.
Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë”, shkruante peshëngritësi në rrjetet sociale. Shkodrani e mbylli garën i katërti, por vendi i tretë, Dimtru Kapataru, rezultoi me doping dhe kjo bëri që medalja ti kalonte Qerimajt.