Njihuni me batutat epike nga filmat e vjetër shqiptarë që i përdorim çdo ditë

1599
0

Me siguri gjatë ditës tuaj përdorni herë pas here batuta e shprehje nga filmat e vjetër shqiptarë që i kanë shkrirë të gjithë së qeshuri dhe i rezistojnë ende kohës, duke qenë akoma ‘në modë’. Disa prej batutave perla të filmave të vjetër shqiptarë, i sjellim më poshtë për ju.

Pallati 176

 “Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…”

“Po kjo tona, kjo tona thuaj,  që nuk hahet as me vaj e as me uthull.”

“Krushqi me Jovan Bregun? Pu pu pu…”

“Irenkë pse të djeg miza moj xhan?”

“Po kur u bë dhe Sandër Mafishja, i biri i tetos të bëjë dashuriçka poshtë e përpjetë, mos ngeltë njeri më këmbë.”

“S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet, thashë ta provoja njëherë.”

“A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk , o plaça në vend plaça!”

“Me kë ishe të keqen xhaxhi? Me një shoqe me pantallona eee?”

“O Fredi, është babai im ai. Pse ai që shani ju, nuk është i imi ai?”

“I zbret shkallët fap e fap e fap, flutur që iu bëftë mamaja.”

“Po qan ti? Epo qaj plas. Irena mos qaj ti Irena, mos qaj.”

“Desh ju lashë dhe juve pa fejuar.”

“Po unë zgjodha njerinë o ba.”

“Plasën çokollatat edhe këndeja. Po pse mo kaq budallenj jeni ju djemtë e fisit tonë?”

“Të kam ndjekur, të kam vëzhguar e, të kam studiuar ee.”

“Po mi shoqe po. Po jo mi shoqe jo.”

“Vani, po qenkan thyer vezët mor i uruar! – Po jo moj Liri, ishin ca si të buta vetë.”

Lulëkuqet mbi mure

“Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotërisë sate.”

“Ç’ti bëj drejtorit që është zemërmirë, pa jua tregoja unë qejfin juve.”

8 persona plus

“Ëndrra janë, bën vaki dhe s’dalin.” 

Dy herë mat

“Dua edhe akullore, edhe çokollatë.”

“Cuk, po ti do më vdesësh mua!”

Dora e ngrohtë

“Bishtin e qenit sado t’a drejtosh, prapë bisht qeni do të mbetet.”

Zonja nga qyteti

“Shitën gomarin, blenë biçikleta e çoç u duket vetja.”

“Po si jeni ? C’thonë këta katundaret këtej. Marrin ndonjë çikë erë nga jeta?”

Përrallë nga e kaluara

“E gjetëm Vangjel”

“Gjino, u poqën fiqtë”

“Po bota, ç’do thotë bota?”

“Ka ligj, por ka dhe Maliq.”

“E hodhët dobiçin në ferrë dhe tani vini të na bëni budallaçka ne.”

“Është fati im, më ra nga qielli.”

“Jam grua e martuar, kam një burrë.”

“Bëri ç’bëri, mori atë që deshi.”

Kapedani

“Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec.”

“Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?”

“- Do pi, do dehem. – Të piftë dreqi në bark!”

Kur zbardhi një ditë

“Po me urën ç’patën xhanëm?”

Përballimi

“Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur ke për të gjetur.”

“Çohu, se të ka sjellë babi bukë lepurushi.”

Prefekti

“O Qazim ore Qazim, puna jote aferim,
Gamor ti, gamor kush të vuni, sot e neser valon druni…”

Shi në plazh

“Jo po ta dijë ai se po u nxeva unë, i thyej të gjitha, me pjata e filxhanë.”

Dimri i fundit

“Shpërndahuni se po na numëron gjermani.”

Tokë e përgjakur

“Të vranë o Miti të vranë, oiii!”

Ujku piktor

“Pa brirë je mbret, pa brirë je pasha, pa brirë është edhe moda.”

Asgjë nuk harrohet

“Qëllove si kalama o Mane”

Na shkruani në komente batutat tuaja të preferuara, ato që ju kanë ngelur fiksim ose që nuk janë në këtë listë./xing.al/