Skip to content

“A të qaj 5 minuta”. Vogëlushja që “theu” rrjetin e ftuar në Top Channel

    Kjo video ka bërë të qeshin të gjithë me shprehjen e famshme thënë me sinqeritetin dhe pafajësinë e një fëmije.

    Vogëlushja Rea, e cila shfaqet në një video duke qarë për shkak të filmit vizatimor që ajo po shihte është bërë më e famshmja kohët e fundit në rrjetet sociale për shprehjen e saj.

    Ajo ka frymëzuar shumë histori të tjera humori dhe “meme”, duke ngjallur kuriozitetin e publikut se kush ëshë Rea.

    Ajo do të jetë e ftuar këtë pasdite në “Ftesë në pesë”, për të zbuluar më shumë rreth vogëlushes më të famshme të momentit.