Habit Sali Berisha, i kërkoj faljes djalit të Edi Ramës: Unë për djalin e Ramës kam respekt

761
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbreme i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora Neës, ku ka folur edhe njëherë në lidhje me debatin që pati me Kryeministrin e Edi Rama në Kuvend.

Berisha tha se dosjen që Rama mohon djali ne tij nuk ka publikuar ai por është publikuar në media, por shtoi se nëse do ta kishte do ta përdorte në çdo rast.

Më tej ish-kryeministri shtoi se i kërkon falje djalit të Ramës që është përfshirë në këtë histori, që ai vet e quan tronditëse.

“Unë e kam përmendur disa herë këtë histori, se ai është një person publik se i ka krijuar një dramë të birit. Unë për djalin e tij kam respekt, dhe i kërkojë ndjesë nëse për këtë gjë. Është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për t’u viktimizuar. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai. Nuk ia kam thënë për shkak të të birit.”, tha ndër të tjera Berisha.