Vetë-gjyqësi popullore/ Formohen “Grupe speciale” në Tiranë, do hedhin politikanët në koshat e plehrave

1903
0

E alarmuar nga kryeministri Rama, në zbatim të detyrës për sigurinë e funksionarëve të lartë të shtetit e politikës, policia ka hedhur në veprim inspektorët e zonave dhe 1200-çat, për të zbuluar “kokat” organizatore të grupeve, ndërkohë, ka njoftuar “viktimat” e mundëshme në kupolat PD, PS, LSI e parti të tjera, të evitojnë prezencën dhe takimet publike, me grupet sociale që janë të revoltuar nga padrejtësitë.

Dje, Policisë së Shtetit i është shtuar dhe një “kusur” tjetër, i cili ka lidhje, me tmerrin që ka mbërthyer “kokat” e bandave të politikës dhe pushtetit, pas informacionit konfidencial, që kryeministrit Rama i ka shkuar nga SHISH e burime partiake zonale, se populli do nis një aksion goditës publik, ndaj gjithë figurave “të zeza”.

Bëhet fjalë, për një lloj lufte popullore pa mitingje e protesta, për të detyruar largimin e banditëve nga Parlamenti, Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Policia, bashkitë, prefekturat, universitetet, prefekturat e institucionet shtetërore, të cilët, me sundimin, pazaret, krimet dhe korrupsionin e tyre në 27 vite, i kanë nxirrë jetën shqiptarëve.

Një mesazh i ardhur në “PAMFLETI”, ka informuar se në Tiranë e prefektura, janë krijuar “grupe speciale” qytetarësh, me mision diskreditimin publik me zë e figurë, të politikanëve, pushtetarëve qendrorë e lokalë dhe të drejtorëve sharlatanë, që vjedhin, mashtrojnë e shpërfillin popullin.

Këto “grupe speciale”, përbëhen nga të rinj e të reja  dhe, do veprojnë në emër të “vetëgjyqësisë popullore” ndaj politikanëve meshkuj e femra, për të shporrur këtë klasë politike kriminale, veprimtari për të cilën, thuhet se grupi organizator, do njoftojë dhe Trupin Diplomatik në Tiranë.

Objekt të veprimtarisë së tyre, kanë skedimin e qeveritarëve, deputetëve, kryetarëve të partive, kryebashkiakëve, analistëve të mediave, drejtorëve të hipotekave, tatimeve, doganave e  policive, rektorë univesiteti, dekanë e profesorë banditë, që shfrytëzojnë postin për të vjedhur, trullosur varfëruar e mbajtur peng popullin.

Ata, do të veprojnë publikisht, siç u veprua më 15 shtator 2014 në Ukrainë, ku qytetarët, kapën dhe hodhën në koshin e plehrave deputetin Vitali Zhuravskin, duke i dhënë mesazhin gjithë politikanëve e pushtetarëve të tyre, se edhe tallja me popullin ka një kufi e meriton ndëshkim.

Këtë mision, atyre u ka kthyer në bindje e detyrim final, seanca e fundit parlamentare dhe sidomos, Projekt-Ligji për të rikthyer imuntetin e tyre, me të cilin, nuk mund të preken nga ligji për krimet që bëjnë, po nuk votuan vetë ata.

Policia, që ka detyrimin për evituar këtë “aksion popullor”, por edhe për të shpëtuar politikanët e shtetarët, nga hedhja në koshat e plehrave, ka ngritur kundër-grupe pune, për të hedhur në veprim inspektorët dhe “1200”-çat e zonave, me qëllim zbulimin e organizatorëve dhe anëtarët e grupeve.

Lidhur me këtë lajm, redaksia “PAMFLETI”, bisedoi me një eskepert penalist, për të mësuar, nëse është apo jo vepër penale, hedhja e shtetarëve dhe politikanëve në koshin e plehrave dhe ata thanë “JO”, mbasi është një reagim publik në grup, me pasojë shkakun e përligjur, në mungesë të drejtësisë së shtetit ligjor, që pengohet me paramendim nga vetë “viktimat” (politikanët).