Agimi është vetëm 10 vjeç dhe nuk di as të shkruajë e as të lexojë.
Ai nuk ka shkuar ndonjëherë në shkollë. Tumori që i ka prekur shtyllën kurrizore nuk ia lejon të jetojë si bashkëmoshatarët e tij.
Agimi jeton në fshatin Fermë të Cërrikut. Deri më sot ai ka bërë dy ndërhyrje për shkak të një tumori në kokë, por i duhen akoma ndërhyrje.
Për t’ia siguruar këto babai i tij i duhet të bëjë çdo punë që i del. Qemali i detyruar nga gjendja shëndetësore e djalit si dhe në vështirësi të madhe ekonomike mbledh kanoçe në koshat e mbeturinave për t’i shitur e fituar sadopak të holla.
Qemal Fezo nuk ka mundur të gjejë një punë. Ai thotë se për shkak se i përkasin komunitetit egjiptian, kudo ku shkon e diskriminojnë.
Me lot në sy, babai i Agimit 10-vjeçar nuk kërkon gjë tjetër veç një ndihmë për shpenzimet e operacionit të djalit të sëmurë që ai të jetojë.
Kush dëshiron të ndihmojë Agimin, mund të kontaktojë në numrin +355 69 920 1821.