Historia që na emocionoi të gjithëve. Vajza me aftësi ndryshe dhe kurajoja për të ndjekur ëndrrat. Prindërit e saj..

559
0

Historia që na emocioni në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Dorinës, vajzës nga Durrësi e cila prej vitesh kishte probleme në të ecur. Në fëmijëri, Dorina kishte kaluar një temperaturë të lartë që i kishte prekur muskujt e këmbëve. Ajo rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishin kaluar prindërit e saj. Ata ishin përpjekur gjithmonë vetëm e vetëm për të gjetur një zgjidhje që Dorina të ecte.

Pavarësisht vështirësive, Dorina ia kishte dalë mbanë që të ecte, madje kjo nuk e kishte penguar që të vazhdonte shkollën dhe të bënte një jetë si të gjithë moshatarët e saj. Për t’i falënderuar prindërit dhe për t’i bërë të lumtur, ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Dorina iu drejtua prindërve të saj me këto fjalë : “Ju solla këtu për t’ju falënderuar për çdo gjë që keni bërë për ne. Keni vuajtur dhe jeni lënduar shumë, por ia keni arritur sepse keni rritur tre fëmijë që ju duan shumë!”

Prindërit e Dorinës rrëfyen vështirësitë që kishin kaluar për të gjetur një kurë për vajzën e tyre. Për të surprizuar prindërit e saj, Dorina kishte menduar që të ftonte aktorin e njohur dhe tepër të dashur për publikun, Florjan Binaj. Ai erdhi në rolin e policit të “Portokallisë”, Kol Frakushës.

Flori i emocionuar dhe i përlotur tha: “Ne shohim filma me superheronj, por heronjtë e vërtetë janë prindërit. Pasuria e vërtetë në jetë është familja dhe Dorina është një shembull për t’u marrë sepse njerëzit nuk janë ajo çfarë duket nga jashtë por ajo që rrëzëllen nga brenda. Dorina është një vajzë me botë!”