Baxho me panele diellore. I instaloi për të kursyer energji, por tepricën nuk e hedh në rrjet (Video)

1128
0

Alfred Marku nga qyteti i Lezhës ka ngritur një baxho për të prodhuar nënproduktet e qumështit.

Prej 6 muajsh pranë biznesit të tij ai ka vendosur impiante fotovoltaike 50 kilovatëshe. Ato prodhojnë energji elektrike nga rrezet e diellit. Ndërkohë që konsumon vetëm gjysmën e kësaj energjie. Pavarësisht kësaj, tepricën nuk mund ta hedhë në rrjetin elektroenergjitik për shkak të mungesës së udhëzimit të Ministrisë së Energjitikës që lejon shkëmbimin e energjisë në rrjetin e OSHEE-së, në këtë mënyrë biznesi i tij ul kostot.

“Kam vendosur impiantet fotovoltaike me idenë për të kursyer, por nuk mundem dot. Kjo për shkak të mungesës së udhëzimit. Në momentin që prodhoj shumë energji nuk e hedh dot atë në rrjet, për ta rimarrë përsëri në momentin që kam nevojë. Një gjë e tillë nuk po ndodh”, thotë Alfredi.

Aktualisht, baxhoja e Alfredit po konsumon 2.15 kilovat energji elektrike, ku 2.3 i prodhom impianti fotovoltaik, ndërsa 85 volt i merr nga rrjeti i OSHEE-së. Nëse Alfredi do të punonte me kapacitetin e plotë që prodhojnë impiantet diellore, ai nuk do të kishte nevojë të merrte energji nga rrjeti. Por, do ta kalonte atë në rrjetin e OSHEE-së dhe do ta merrte në momentin që panelet nuk do të prodhonin.