Martin Henze, kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU në përfundim të konsultave me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Tiranë ka deklaruar se gjendja ekonomike dhe politike e Shqipërisë është në gjendje kritike. .
Ai preku fusha të ndryshme të cilat kanë problematika të mëdha, duke theksuar faktin se politika duhet të japë llogari për largimin e të rinjëve nga vendi.
Martin Herze:Largimi i të rinjëve nga Shqipëria është në nivele tejet të lata, dhe politika duhet të shpjegohet për këtë. Gjendja e studentëve është skandaloze, ndërkohë që Shqipëria mer fonde nga Bashkimi Europian për arsimin, e ende nuk dihet se ku shkojnë këto para. Pa një reformë në drejtësi dhe pa i shpallur luftë korrupsionit, investitorët e huaj nuk do të vijnë asnjëherë në Shqipëri, pasi nuk kanë siguri.
Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Herze tha se mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, korrupsioni dhe varfëria do të jenë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai u shpreh i çuditur nga deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë për rritjen e ekonomisë me 4.1 %, duke nënvizuar se asnjë vend në BE nuk e ka shënuar këtë rritje.
Herze theksoi se nevojiten investime në infrastrukturë dhe në logjistikë, në mënyrë që bashkëpunimet me vendet europiane të jenë të mundura.