Skip to content

Mbi 1 milion puse ilegale në Spanjë: Një tjetër humb jetën..

    Dy ditë pasi forcat e shpëtimit gjetën trupin e 2-vjeçarit Julen në një pus në Spanjë, shënohet një tjetër ngjarje e rende.

    Një 45-vjeçar humbi jetën jo shumë larg vendit ku u gjet vogëlushi.

    Ai kishte dalë shëtitje me qenin e tij, por nuk u kthye në shtëpi.

    Policia mendon se fillimisht ka rënë qeni në pus dhe ai tentoi të shpëtonte kafshën, por ra edhe vetë.

    Të dy u gjetën pajetë.

    Në Spanjë janë mbi 1 milion puse ilegale.

    Në rastin e vogëlushit Julen, pyetja që duhet të sqarohet është se kush e mban përgjegjësinë.

    Hetuesit kanë marrë në pyetje pronarin e tokës ku gjendej pusi, një i afërm i familjes së Julenit, por edhe personin që ka shpuar pusin.

    Të dy rrezikojnë deri në 4 vite burg.

    Gjatë hetimeve, ata ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit.

    Autoritetet e kanë mbuluar pusin për të parandaluar të tjera aksidente.