Skip to content

David dhe Victoria Beckham, ndajnë djalin e tyre nga vajza shqiptare

    Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham padiskutim janë një nga më të suksesshmit në fushën e modës.

    Ata kanë bërë emër edhe në fusha të tjera, David si futbollist dhe Victoria si këngëtare.

    Së fundmi një lajm nga “The Sun” shkruan se Bruklin Bekham, djali i çiftit, disa kohë më parë ka pasur një “flirt” me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora.

    Media britanike vijon duke shkruajtur se e ëma e Bruklin, Viktoria Bekham,  e kapi të birin duke dërguar mesazhe flirtuese dhe i dha fund njëherë e mirë kësaj aventure.

    “The Sun” zbulon se prindërit nuk e aprovuan pëlqimin e djalit të tyre karshi këngëtares Rita Ora.

    Ky qëndrim i tyre e detyroi atë që të hidhte pas krahëve historinë me shqiptaren.

    Bruklin dhe Rita ishin parë në disa ambiente së bashku, por tashmë “miqësia” e tyre duket se ka marrë fund./a.k/noa.al/