“Disa ministra e prisnin shkarkimin”, Lindita Nikolla replikon Taulant Ballën

586
0

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka qenë e ftuar përballë Adi Krastës ku ka komentuar protesën e studentëve duke e etiketuar si shkakun kryesor të shkarkimit të saj.

Ajo ka komentuar edhe deklaratën e Taulant Ballës që disa ministra e prisnin shkarkimin pasi puna e tyre nuk po jepte rezultatet e duhura.  Nikolla e hodhi poshtë këtë pretendim në emisionin ‘A Krasta’ kur deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtij pretendimi përpara se të shkarkohej.   “Unë nuk e dija që nuk po bëja një punë të mirë, po punoja me mish e më shpirt. Duhet kohë për të parë të gjitha këto vendimmarrje, e rëndësishme është që ministrat e rinj janë një energji e re”, u shpreh Nikolla.   Ish-ministrja vijoi t’i qëndrojë ligjit të arsimit të lartë, duke theksuar se është realizuar nga intelektualë jashtë politikës.