Keto fjalë janë për ty, që gjithmonë bëhesh merak për të tjerët dhe asnjëherë për veten tënde…

2368
0

Për ty që ke një zemër kaq të madhe, që nuk mund ta mbash të gjithën për vete, sepse për ty dhënia është një instinkt natyral dhe nuk e gjen veten në këtë shoqëri në të cilën fitojnë gjithmonë më egoistët.
Ti që nuk mund jesh dot e pasinqertë me njerëzit që ke përballë, ti që guxon t’i shikosh të tjerët në sy me të njëjtën pafajësi me të cilën shikon një fëmijë. Ti që gjithmonë ke hapësirë për falje.

Ti nuk ke arritur të bëhesh e pandjeshme si njerëzit rreth teje, pavarësisht nga gjithçka që ke përjetuar: mos të të vijë turp aspak për këtë gjë.

Vazhdo të jesh vetvetja, personi transparent që ti ke qenë gjithmonë, sepse kjo është ajo që të bën të veçantë nga masa e mbytur në indiferencë.

Je gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar të afërmin tënd, jep atë që ke pa u shqetësuar për marrjen e diçkaje në kthim. Mos lejo që këto kohë të egra të të privojnë nga ato gjëra që i ke të çmuara.
Ka pak njerëz në botë si ty, ata që japin duke e ditur që do mbeten me duart bosh. Nga ata njerëz që nuk do ta kthejnë kurrë kokën prapa, që kurrë nuk do të pendohen që gjithmonë kanë dhënë dhe nuk kanë marrë kurrë.

Shumë njerëz të konsiderojnë të dobët, të nënshtruar; nuk ka rëndësi nëse e mendojnë këtë, kjo do të thotë se ata nuk meritojnë të kenë privilegjin të jenë përkrah teje.

Ka pak njerëz rreth teje, por janë ata të cilëve mund t’u besosh. Ti ke vuajtur shumë kur ke zbuluar pabesinë e atyre njerëzve që i konsideroje miq, por ende shpreson që jeta të jetë e mirë me ta.

I ke justifikuar, u ke dhënë atyre një shans të dytë, por nuk të ka shërbyer gjithmonë: bota kështu është, ajo është e përbërë nga njerëz me shumë ose më pak vlerë.
Photo by Ivan Karasev on Unsplash

Do të ndodhë sërish dhe e di se do ta bësh sërish të njëjtin “gabim”: por për ty është me të vërtetë e vështirë të mos bësh mirë. Kush ta kthen shpinën humbet shansin për të njohur një gjë të rrallë, një person që lë një shenjë të pashlyeshme në jetën e tij.

Ti ndihesh keq kur je e detyruar të thuash jo, për shkak se diçka nuk është në dorën tënde, por bota nuk do të bëhet një vend më i mirë, duke i dhënë gjithsecilit gjithçka. Nuk ka asgjë të keqe të shtysh një takim, të mos i përgjigjesh një mesazhi, të mos duash të flasësh me askënd: nuk mund ta harrosh gjithmonë veten.
Nuk është e lehtë të shkosh kundër natyrës tënde, por përpiqu: bëji vetes një nder, duaje veten tënde të paktën aq sa shqetësohesh për të tjerët.

Ti ke një mijë sy për të gjithë, por ndërkohë duhet t’i kesh edhe për veten. Vetëm duke e dashur veten më shumë, ti gjithashtu mund të përmirësosh marrëdhënien tënde me të tjerët, për të bërë gjithçka më të ekuilibruar.

Vlerësoje veten më shumë dhe do të rrethohesh vetëm me njerëz që ia vlen t’u japësh gjithçka që ke./shkollasuksesit/