“Ëndërronin një familje të madhe” Qindra persona në zi për 2-vjeçarin Julen

1034
0

Miq e familjarë janë në zi për humbjen e 2-vjeçarit, i cili ra në një pus dhe u gjet i pajetë pas një operacioni shpëtimi që zgjati 13 ditë.

Shërbimet e emergjencës punuan pa pushim për të arritur 2-vjeçarin Julen Rosello, i cili ra në një pus të ngushtë dhe të jashtligjshëm më 13 Janar, gjatë kohës që prindërit e tij përgatisnin drekën aty pranë. Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin jugor të Totalan, pranë Malagas në Spanjë.

Trupi i pajetë i të miturit u gjet të shtunën. Me qindra persona u mblodhën për të shprehur respektin e tyre, ndërkohë që trupi i tij u nis në shtëpinë e funeraleve. Dëshpërimi dhe dhimbja e madhe mund të shihej në fytyrat e prindërve të tij, Jose dhe Vicky Rosello, të dy 29 vjeç. Për 12 ditë, ata shpresuan sëbashku me gjithë Spanjën, që i mituri të ishte ende gjallë.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen Rosello. Në Maj të 2017-s, ata humbën djalin tyre të parë Oliver, pasi pësoi sulm në zemër. Julen ishte vetëm 7 muajsh kur vëllai i tij vdiq papritur.

Mediat spanjolle shkruajnë se Vicky e mbajti Oliver në krahë për 3 orë pasi kishte ndërruar jetë në spitalin e fëmijëve. Prindërit, të cilët dikur ëndërronin të kishin një familje të madhe, mësohet se e vizitojnë varrin e tij çdo javë dhe flasin me të, për orë të tëra.

Ndërkohë, të dhënat e autopsisë mbi trupin e 2-vjeçarit Julen treguan e ai kishte pësuar dëmtime të shumta, të shkaktuara nga rënia në 100 metra thellësi./tvklan.al